BOTA

E akuzoi për abuzim seksual, ja çfarë ka bërë Trump

15:52 - 21.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti amerikan Donald Trump, ditën e sotme ka denoncuar Rachel Crooks si dhe Washington Post për botimin e një artikulli që lidhet me akuza seksuale ndaj tij.




Rachel Crooks është një nga 19 gratë që e kanë akuzuar zotin Trump për abuzime seksuale.

Artikulli në “Washington Post” ofron një tregim të detajuar të asaj çka pretendohet të ketë bërë zoti Trump.

Në shkrim thuhet se në 11 janar të vitit 2006, zoti Trump e puthi me forcë Rachel Crooks-in, në atë kohë 22-vjeç, ndërsa të dy ishin duke pritur për një ashensor në Trump Tower në Nju Jork.

Ndërkohë, Trump me anë të një postimi në Twitter i ka mohuar të gjitha akuzat.

“Një grua që unë nuk e njoh dhe që kurrë nuk e kam takuar, ka dalë në faqen e parë të lajmeve të rreme të Washington Post-it duke thënë se unë e kam puthur (për dy minuta) në hollin e Trump Tower 12 vjet më parë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë! Kush do ta bënte këtë në një hapësirë publike dhe nën vëzhgimin e kamerave të sigurisë? Një tjetër akuzë e rreme! Pse Washington Post-i raporton historitë e grave që marrin para për të sajuar histori rreth meje? Njëri i pagoi kredinë e shtëpisë asaj. Vetëm FoxNews-i e raportoi… dhe kjo nuk i përshtatet rrëfimit të mediave kryesore”, shkruan Trump.

Në përgjigje të komenteve të presidentit republikan, Rachel Crooks, e cila do të kandidojë për demokratët për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve, sfidoi zotin Trump duke i kërkuar të publikohet videoja e ngjarjes së dyshuar.

“Ju lutem, patjetër, publikoni pamjet e korridorit të ashensorit në katin e 24-të, në mëngjesin e 11 janarit 2006. Le ta qartësojmë këtë për të gjithë. Janë gënjeshtarët si ju në politikë që më kanë bërë të kandidoj”, tha Crooks.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.