Fol me Psikologen

“E fejuara ime nuk ka qenë e virgjër, por…”

12:46 - 21.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E fejuara ime nuk ka qenë e virgjër dhe për këtë më ka gënjyer. Nuk kam reaguar fare se nuk e kam problem, por më ngrihen nervat se pse do të më bëjë për budalla duke u hequr si e mirë.




-Si fillim të falënderoj që na ke shkruar. Shqetësimi juaj nga aq sa thoni lidhet fort me mentalitetin nga njëra anë dhe me besimin nga ana tjetër. Raporti në çift është një raport delikat dhe fillimet duhet të jenë mbi baza të shëndosha në mënyrë që të jetë afatgjatë. Besimi është një nga shtyllat themelore mbi të cilat ndërtohet marrëdhënia në çift. Ti thua se e fejuara të ka gënjyer pasi të tha që ishte e virgjër, por nga ana tjetër rezultoi se nuk ishte. Gjithashtu shprehesh se nuk e ke fare problem, por s’do të të bëjë për budalla duke u hequr si e mirë. Me lejo të të them se fakti nëse ishte apo jo e virgjër nuk e bën atë të mirë apo të keqe, por kjo sjellje e cila mund të jetë bërë për shkak se e fejuara juaj ka patur frikë se si mund të pritej ky fakt nga ju personalisht tregon qartë raportin tuaj problematik. Nëse nuk e njihni njëri tjetrin, nëse nuk dini mendimet dhe paragjykimet e secilit, nëse nuk arrini dot të tillë komunikim e konfidencë, nëse nuk arrini dot të përballeni me njëri tjetrin për të tilla çështje intime që ju përkasin veçanërisht juve  atëherë vihet në pikëpyetje e gjithë marrëdhënia. Pyete veten se cila është ajo që ti nuk fal në këtë histori?  A të dhemb fakti që nuk ishe ti i pari në jetën e saj? Ke frikë të përballesh me të e ti thuash se pse të ka gënjyer? Çfarë do të ndodhë në rastin kur do të kesh nevojë të besosh një sekret? A do të ishte e fejuara personi i duhur? Fol me të dhe kërkoi të vërtetën. Nëse je i gatshëm dhe i hapur për ta mirëpritur versionin e saj, beja të qartë këtë.  Ke nevojë të të rikthehet besimi dhe vetëm nëse zgjedh rrugën e përballjes do të rikuperoni raportin tuaj, nëse besimi ikën e nuk kthehet më, por dyshimi ndjek pas çdo fjalë, atëherë ky raport është i destinuar të marrë fund.

Fol me psikologen Ervisa Lula për historinë tuaj në adresën [email protected]

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.