BLUETOOTH

Edi Rama, kryeministri (sportiv) më “cool” i Europës

11:50 - 21.02.18 Pamela Aliaj
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk është hera e parë dhe mendojmë që s’ka për të qenë as e fundit, që një politikan i tillë është “jashtë rrymës”. E veçanta e tij qëndron jo vetëm në mënyrën e realizimit të projekteve dhe zbatimit të politikave, por edhe në stilin e tij e të veshurit. S’kanë qenë të pakta mediat jo vetëm shqiptare, por gjithashtu edhe të huaja, të cilat herë pas here janë fokusuar jo vetëm në ta-kimet e bërë me kryeministrin Rama në vendin e tyre, por një vëmendje të veçantë i kanë dhënë edhe veshjes së tij. Të shumta janë mediat, të cilat mund të përmendim duke nisur me median serbe.




Veshja e kryeministri Edi Rama në Samitin e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit në Trieste nuk ka kaluar pa u komentuar nga këto media. “Kryeministri shqiptar, Edi Rama, nuk heq dorë nga stili i tij ‘casual’, kështu që edhe sot në panelin e Samitit të Triestes është shfaqur me atlete të bardha dhe kostum të zi, por sigurisht nuk ka harruar as kollaren”, shkruan gazeta serbe “Blic”. Ndërkohë që meadia tjetër serbe,”Informer”, lajmin e mbërritjes së Ramës në samit e hap me titullin “Rama, sërish një incident me modën, shikoni kryeministrin e Shqipërisë të kërcejë në Samitin e Triestes”. Vesh-jen e kreut të qeverisë shqiptare e ka komentuar edhe “B92”, e cila në titullin e saj shkruan “Rama me stil rastësor, në Trieste me atlete”.

Gjithashtu, në artikullin e saj “B92” i është rikthyer edhe takimit të kryeministrit Rama në Berlin me kancelarin Angela Merkel, ku ai sërish kishte zgjedhur të vishej me atlete. Ndërkohë përveç fotove të shumta që janë publikuar nga mediat serbe, nuk kanë munguar as videot. Nuk i kanë shpëtuar as vëme-ndjes së medias italiane, “Corriere.it” stili i veshjes së Ramës. Gazeta ka rikthyer në vëmendje stilin e veçantë të veshjes së kryeministrit. Në këtë artikull, Rama është zgjedhur si personazh i vitit. “Kryeministri shqiptar dhe takimet zyrtare me atlete”, titullohet artikulli. “Disa ditë më parë kryeministri shqiptar u shfaq i veshur me atlete në një darkë me mësuesit më të mirë të vendit dhe atyre u tha: ‘Jam veshur kështu për solidarizim me mësuesit e edukimit fizik’. Por pavarësisht pyetjeve të ndryshme për këtë stil veshje, e vetmja gjë e sigurt është se prej disa muajsh, kryeministri Rama – artist, basketbollist, lideri socialist dhe prej vitit 2013 kryeministër i Shqipërisë shfaqet në takime zyrtare i veshur me atlete. I vetmi në skenën politike”, thuhet në artikull.

Këto nuk mund të quhen as takime zyrtare, as takime ‘casual’, por sportive. Në Samitin e fundit në Trieste për vendet e Ballkanin Perëndimor, në korrikun e këtij viti, kryeministri Rama shtrëngoi duart me homologun italian Paolo Gentiloni, i veshur me atlete të bardha “Adidas”. Me të njëjtat atlete, Rama u takua edhe me presidentin francez, Emmanuel Macron. Me një palë atlete të tjera, por këtë herë të zeza, u paraqit në një takim të udhëheqësve të Ballkanit në Bruksel, me ftesë të Federica Mogherinit. Ndër-kohë që nga ana tjetër, parlamenti ka kërkuar të përfshijë në axhendën e punimeve projektin e Kodit të Etikës për deputetin, nismë e hartuar prej disa vitesh me ekspertizën e OSBE-së. Përfshija në punimet e Kuvendit është bërë publike në fillim të tetorit nga kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili bëri të ditur angazhimin e mazhorancës për të rikthyer besimin e publikut te parlamenti. Kodi i Etikës mund të “penalizojë” edhe kryeministrin Edi Rama. Në këtë kod kërkohet që deputetët të paraqiten në seanca me veshje zyrtare.

 

Por, duke qenë se kryeministri shpeshherë vjen me atlete dhe ato janë bërë pjesë e batutave dhe replikave në Kuvend, nuk dihet nëse do të konsiderohen si shkelje apo jo e etikës. Kodi ende nuk është vënë në zbatim, ndërkohë që stili i veçantë i kryeministrit të vendit bie në sy që prej herës së parë të paraqitjes së tij në politikë. Që në rininë e tij, ajo që e karakterizonte ishin ngjyrat, veshjet gati të çuditshme dhe gjestikulacionet e tij në të shprehur. Pavarësisht kalimit të viteve dhe apo rritjes në përgjegjësi, Rama edhe sot arrin të tërheqë vëmendjen me veshjen e tij. Ai historikisht ka përdorur çorape shumëngjyrëshe, këmisha me lule e kollare që komentoheshin në fillim si të çuditshme. Ndërkohë që tani është orientuar më tepër nga stili sportiv, me atlete e bluze të bardhë, herë- herë me një kombinim të këndshëm mes klasikes e sportives, si bluza e bardhë dhe xhaketa klasike blu e mbyllur, e cila mesa duket është ndër më të preferuarat e tij. Ndërsa veshja e që ka bërë xhiron në rrjetet sociale është ajo me çitjane të zeza të veshura në një takim në Fier, teksa inspektoi punimet për furnizimin e qytetit me ujë të pijshëm. I pyetur nga komentuesit në “Facebook”, Rama u shpreh se ishin të markës japoneze “Yamamoto”. Kaq mjaftoi që mediat të zbulonin edhe vle-rën e këtyre kaq të komentuarave çitjane. Ato të cilat dukeshin qesharake dhe të lira në pamje të parë kushtojnë 962 paund, ose afërsisht një milion e gjysmë lekë të vjetra. Shpesh është folur për veshjet e shtrenjta të kryeministrit, kostumet me porosi dhe copë të veçantë, këpucët e kravatat, çmimi i të cilave i tejkalon disafish të ardhurat e kryeministrit shqiptar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.