AKTUALITET

Emri/ Kush është noteri me zyrë në Bllok që firmos kontrata të dyshimta. Prokuroria e merr nën hetim

15:25 - 21.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në dosjen e hetimit “Ranishtja 2”, ku po hetohen një sërë zyrtarësh të lartë për tjetërsimin e pronave shtetërore dhe të ushtrisë në zonën bregdetare të Spillesë, ka përfunduar edhe noteri Julian Zhelegu.




Për këtë të fundit, gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest në shtëpi edhe pse Prokuroria kërkoi arrest me burg.

Nga hetimet e kryera, rezulton se Zhelegu është noteri që ka hedhur firmën në shumë privatizime dhe akte shit-blerje.

Edhe pse me zyrë në ish-Bllok, ai është noteri i kontratës koncesionare për ndërtimin e hidrocentraleve në kanionet e Osumit, kontrata të cilat u anuluan sepse ishin te parregullta dokumentet e lejes mjedisore.

Por jo vetëm kaq, pasi  Zhelegu ka patur probleme me ligjin edhe në të kaluarën.

Në vitin 2002 kur punonte në doganën e Durrësit u akuzua për trafikim të mallrave kontrabandë, por në atë kohë u hetua në gjendje të lirë.

Deri më tani, Prokuroria ngriti dy akuza për noterin Zhelegu, atë të falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.