Show-Bizz

Eva Longoria në pritje të ëmbël, mahnit me paraqitjen e saj…

15:14 - 21.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktorja amerikane, Eva Longoria ka shkëlqyer, teksa ka marrë pjesë në një event të industrisë së modës në Beverly Hills. Ajo është në pritje të fëmijës së parë dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj mjaft të këndshme.




Longoria kishte zgjedhur të vishte një fustan të mrekullueshëm saten ngjyrë rozë, i cili i nxirrte në pah barkun, por nga ana tjetër i jepte një ëmbëlsi të theksuar aktores së serialit “Shtëpiake të Dëshpëruara”.

Gjithashtu, vihet re edhe një entuziazëm dhe lumturi në sytë e 42 vjeçares, që mesa duket vjen nga fakti që është në pritje të ëmbël dhe që do të bëhet nënë për herë të parë. Eva Longoria u martua me meksikanin Jose Baston në vitin 2016 dhe tashmë raportohet se ajo është në muajin e gjashtë të shtatzënisë. J.K


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.