Show-Bizz

Jemi mësuar ta shikojmë vetëm si princ, por ja si është ana e “errët” e tij

20:47 - 21.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Princi i Britanisë së Madhe William i ka befasuar adhuruesit të vet me pamje në të cilën gati është e pamundur të shihet. Ai e morri motoçikletën, u ulë në të dhe tregoi pasionin e vet për këto “bisha”.




Kur ndërlidhen obligimet mbretërore me pasionin e tij ndaj motoçikletave, nuk ekziston njeri më i lumtur se princi William. Këtë e tregojnë fotografitë në të cilat duket princi i adhuruar me pamje të pazakontë.

Në vend se të jetë me tesha elegante, princi u paraqit i veshur me xhaketë bajkerash dhe tregoi dashurinë e tij ndaj motoçikletave.Trashëgimtari i fronit britanik u vozit në motoçikletë dhe i kënaqi adhuruesit e shumtë, ndërsa bashkëshortes së vet, dukeshës Kate Middelton, i bëri me dije se çfarë dëshiron për ditëlindje.

“Kate, tani e di se çfarë dëshiroj për ditëlindje”, ka shkruar princi duke u fotografuar afër motoçikletës së vet.

Duke marrë parasysh se bebja e tretë mbretërore është në rrugë, është për të dyshuar se kjo do ta gëzojë dukeshën. Në vend se me motoçikleta, princi do të jetë i detyruar ta kompensojë adrenalinën duke ndërruar pelenat, shkruan agjencia AP.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.