SPORT

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, përcaktohen dy zv.presidentët

13:51 - 21.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas Asamblesë Zgjedhore të datës 7 shkurt, ku u zgjodhën edhe organet e reja drejtuese të futbollit shqiptar, sot nën drejtimin e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka është zhvilluar mbledhja e parë zyrtare e Komitetit Ekzekutiv.




Sipas procedurës Komiteti përcaktoi dhe miratoi fillimisht dy zëvendës presidentët, respektivisht z.Edvin Libohova dhe z.Lutfi Nuriu, dhe më pas u ndanë edhe Komisionet përkatëse që do të mbulojnë gjithsecili prej anëtarëve.

Mbledhja e ditës së sotme të KE-së u parapri nga një mesazh i hapur i Presidentit të FSHF-së, z.Armand Duka drejtuar anëtarëve të KE-së për objektivat, nismat dhe përgjegjësitë që dalin përpara në këtë mandat të ri 4-vjeçar.

Në prani edhe të mediave, Presidenti Duka kërkoi angazhimin maksimal përpara anëtarëve të KE-së për të gjitha prioritetet strategjike të futbollit shqiptar në 4 vitet e ardhëshme.

Në mbledhjen e sotme, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Ilir Shulku ishin prezent edhe të gjithë anëtarët e KE-së: Abdyl Kuriu, Arben Dervishaj, Bardhyl Jera, Bardhyl Minxhozi, Edmond Spahiu, Edvin Libohova, Enkelejd Alibeaj, Lutfi Nuriu, Tahir Kastrati dhe Vasil Bicaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.