Nostalgji

Mike dhe rivale. Sa mirë e ka kjo Vali me të gjithë! Pirro hiqi linotë se u ftoh koha!

10:00 - 21.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”.
Në GSH.al, sot po ju sjellim: Mike dhe rivale. Sa mirë e ka kjo Vali me të gjithë! Pirro hiqi linotë se u ftoh koha!




Mike dhe rivale
Janë raste të rralla këto kur dy femra në karrierë, me bindje të ndryshme politike, me replika në kuvend, dhe me akuza të ndërsjellta t’i shohim duke i buzëqeshur njëra-tjetrës. Ka qenë dera hyrëse e kuvendit ajo që i ka puqur të dyja ministren e Integrimit Majlinda Bregu dhe kryetaren e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Valentina Leskaj, ku edhe pse kanë shkëmbyer një buzëqeshje, nuk është fshehur dot ‘karshilliku’. Gjithsesi problemet e politikës t’i lëmë jashtë, e të përqëndrohemi për një moment sikur ajo të mos ishte. Ndoshta do të ishin mikesha të mira…

Sa mirë e ka kjo Vali me të gjithë!
Në fakt qenka e vërtetë. Zonja Leskaj ka një komunikim të mirë dhe konstant me të gjithë, jo vetëm me kolegët e saj deputetë të partisë socialiste. Ja tek e shohim në këtë foto duke qeshur dhe duke këmbyer batuta me Tritan Shehun e PDR. Ky i fundit ka treguar jo pak respekt për kryetaren e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, duke patur këtu parasysh jo vetëm të qenit femër dhe moshën, por siç duket e përgëzon edhe për punën dhe përkujdesjen që ka në pozicionin që disponon.

Pirro hiqi linotë se u ftoh koha!
Dy janë mundësitë. Ose Pirro lutaj është fikusar keqas me këtë kostum lino në ngjyrë bezhë, ose nuk e ka ndjerë fare të ftohtin dhe ndryshimin e kohës me ulje të temperaturave. Ai vijon ta mbajë veshur atë ndërkohë që del nga ambientet e kuvendit të Shqipërisë i shoqëruar nga deputetja Rajmonda Stefa. Zonja Stefa nuk do bënte keq sikur komunikimit të saj me kolegun deputet, ti shtonte edhe një këshillë: Pirro, hiqi linotë. E ke vënë re që koha është ftohur?

Ky shkrim u botua më 11 Tetor 2008


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.