SPORT

“Mos na vrisni ëndrrat”/ Tifozët korçar tubim paqësor para katedrales, firmosin peticionin

14:01 - 21.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me mijëra tifozë të Skënderbeut kanë dalë sot në sheshin para Katedrales së qytetit të Korçës për një tubim paqësor. Kjo në shenjë proteste dhe kërkese ndaj UEFA-s, për të mos e dënuar skuadrën e këtij qyteti.




Organizatorët kanë hartuar një peticion, i cili do të nënshkruhet dhe më pas do t’u dërgohet ndërkombëtarëve para se këta të fundit të marrin një vendim rreth ngjarjes në fjalë.

Më pankartat Mos na i vrisni ëndrrat” dhe thirrjet e lëshuara: Skënderbeu, Skënderbeu, qytetarët korçarë mbajnë radhën për të firmosur peticionin.

UEFA ka kërkuar që Skënderbeu të dënohet me 10 vite pezullim nga aktivitetet ndërkombëtare dhe me 1 milion euro gjobë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.