KULTURË

Ndryshime në Ministrinë e Kulturës, ja drejtorë e rinj të Apolonisë e Butrintit

10:53 - 21.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Durmishaj e Pandi Zhonga janë dy drejtorët e rinj të emëruar nga Ministria e Kulturës përkatësisht për parqet e Apolonisë dhe Butrintit.




Ka qenë vetë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ajo e cila ka bërë të ditur se janë ata dy drejtorët e rinj të dy parqeve kombëtare arkeologjike, Apoloni dhe Butrint.

Ornela Durmishajn, drejtoren e re në Parkun Kombëtar të Apolonisë dhe Pandi Zhongën drejtori i ri në Parkun Kombëtar të Butrintit i pret një sezon i ri dhe sfidues.

Të dy rë rinj edhe në moshë, Durmishaj është arkeologe që ka marrë pjesë në disa ekspedita pra vjen nga sistemi i trashëgimisë, ndërsa Zhonga është arkitekt.

Ky i fundit vjen në një fazë kur Butrinti ka qenë në qendër debatesh për shkak të ndërtimit të një kafeneje pranë muzeut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.