SPORT

Ngeli jashtë Top-10 së sportistëve më të mirë, Qerimaj shpërthen kundër Federatës: Turp!

15:46 - 21.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mospërfshirja në 10 sportistët më të mirë, ka sjellë dhe reagimin e ashpër peshëngritësit shkodran, Erkand Qerimaj. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka shprehur indinjatën, ndërsa e ka cilësuar ngeljen jashtë Top-10 një turp kundër Federatës së Peshëngritjes dhe Komitetit Olimpik.




Ai ka postuar edhe renditjen e federatës Botërore të peshëngritjes për të treguar që aty është renditur në vendin e 8-të, ndërsa në Shqipëri nuk arriti as të ishte pjesë e Top-10.

Ja postimi i tij i plotë:

Të jesh sportisti më i mirë në Shqipëri për 2017-tën, në renditjen e ranklistës së Federatës Botërore të Peshëngritjes. Të marrësh medalje në Europian 2, të jesh medalist botëror si i 3 në botë. Nuk mjafton të futesh në 10 sportistat më të mirë në Shqipëri. S’e kuptoj ca kriteresh duhen që të jesh në 10 sportistat më të mirë? Turp për Federatën, po edhe për Komitetin Olimpik


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.