Show-Bizz

Një muaj mjalti të dytë? Xhensila bën atë që askujt s’ia merrte mendja

09:16 - 21.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndonëse për një kohë të gjatë e mohuan faktin se ajo ishte shtatzënë, më në fund lajmi u pranua nga çifti. Tani për të qenë edhe larg medias dhe zhurmës që do të shkaktonte vëmendja e tepërt pas lajmit, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku duket se kanë nisur një muaj mjalti të dytë. Kjo nuk do të thotë që ata të qëndrojnë larg ndjekësve të tyre të shumtë.




Ndërkaq, ajo që nuk na e priste mendja të gjithëve është një video e shkëputur nga hoteli ku çifti është duke ndenjur, ku ka qenë vetë Xhensila që e ka ndarë në faqen e saj në “Instastory”. Në sfond dëgjohet zëri i Besit, i cili është duke u larë në dush e duke kënduar, ndërsa Xheni me shaka e regjistron duke “ironizuar” mënyrën e tij të kënduarit.

“Po pres që dikush nga hoteli të trokasë në derë”, shkruan Xheni në një nga videot ku dëgjohet zëri i Besit që këndon në sfond. Shaka të tilla ka mes çifteve. Duket se po e kalojnë super. E pse jo, pas një lajmi të tillë?!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.