POLITIKË

Patozi flet për PD: Për këtë parti më e keqja nuk ka ardhur akoma

20:56 - 21.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputeti demokrat, një nga figurat më përfaqësuese të Partisë Demokratike deri pak kohë më parë ka qenë sot në rubrikën “Opinion” në News24 për të komentuar situatën politike por edhe rrugëtimin e kësaj force që nga rënia e komunizmit. Ai ka folur për 20 shkurtin e vitit 1991 dhe kujtimet e tij si një nga studentët grevistë. Por për Partinë Demokratike sot, Patozi thotë se është në ditën më të keqe dhe nëse nuk ka reflektim, më e keqja nuk ka ardhur ende, raporton “BalkanWeb”.




Ju bën më përshtypje data 20 shkurt?
Është një datë e shënuar pavarësisht çfarë pozicioni ke qenë atë ditë. Edhe për njerëz që kanë qenë prapa barrikadës sepse shënon rënien e regjimit. Datë që bën krenar shqiptarët, PD që mbështeti studentët. Iu bën nder shqiptarët. Do mbetet ditë e shënuar.

Juve vetë çfarë ju kujton?
Unë kam qenë një nga studentët grevistë por e kam pak të vështirë të zgjatem me kujtimet e mia, e para sepse s’më pëlqen nostalgjia dhe më duken si kujtimet e veteranit e nuk dua të ndalem. Edhe ne ishim një lloj simboli. Me ne ishin treçereku i Shqipërisë. Nuk ka qenë ndonjë heroizëm i madh për ne që ishim brenda por si simbol është ditë që duhet përkujtuar, duhet mbajtur mend gjatë por është një ditë që ka nevojë për reflektim.

Si ka ndryshuar PD-ja këto 27 vite?
PD ka pasur një amplitudë të vetën. Ka pasur vite të ndritshme dhe vite në rënie. Sot që po flasim PD është shumë larg asaj kohe por edhe shumë larg vetvetes. PD sot është ditën e saj më të keqe. E them me keqardhje por me bindje të plotë. Kam frikë se nëse nuk ka reflektim, më e keqja nuk ka ardhur akoma.

Sa përgjegjësi ka qeverisja e PD-së në këtë rrugëtim 27-vjeçar?
PD në këto vite ka më shumë merita se gjynahe. Nuk është e rastësishme që hapat e mëdhenj emancipuese janë bërë në kohën që qeveriste PD-ja. Solli idenë e lirisë e demokracisë në vend. Gjatë këtyre viteve ne kemi një bilanc të madh, kemi edhe përgjegjësi edhe gabime por mbi të gjitha kemi merita. Futja e Shqipërisë në NATO, liberalizimi i vizave, futja në KE  janë meritë e PD.

Ai momenti i grevës së urisë ka qenë interesant në atë kohë, për faktin se pati një lloj paralelizmi me PD?
PD e ka mbështetur atë grevë, por me takt. Jo publikisht.

Kanë mbetur gjëra pa u thënë?
Nuk e besoj, mos të them të kundërtën. Ishte një grevë simbolike. Siç ishte rrëzimi i bustit një shenjë, ashtu ishte dhe kjo greva e urisë si simbol i revoltës së shqiptarëve për rrëzimin e diktaturës.

BalkanWeb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.