AKTUALITET

Pronat e Vefës dhe Kamberit, ja si mund të “rimerrni”

20:31 - 21.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani-Ministria e Financave nxjerr në ankand pronat e firmave renteiere, të cilat mblodhën kursimet e shqiptare në vitet 1993-1996. Toka, apartamete, fabrika, ish-punishte, për të cilat ankandi do të zhvillohet në 27 shkurt. Ministria e Financave bën të ditur se çdo person fizik apo juridik i interesuar për blerje me ankand duhet të paraqesë, në vendin, datën dhe orën e njoftuar, pranë komisionit të ankandit, dokumentacionin si më poshtë




  1. Kërkesë me shkrim për blerjen e objektit apo ndërmarrjes e regjistruar pranë protokollit të Ministrisë së Financave.
  2. Mandatpagesën në origjinal, që vërteton derdhjen apo ngurtësimin e 20% të vlerës së fillimit të ankandit në lekë.
  3. Dokument identifikimi (pasaportë biometrike ose letërnjoftim).

Pjesëmarrësi në ankand, i cili tërhiqet nga ankandi pa dhënë asnjë ofertë për vlerën e objektit të shpallur për shitje, nuk i kthehet 20% e vlerës fillestare, të ngurtësuar për pjesëmarrje në ankand.

Mandatpagesa duhet të bëhet detyrimisht brenda afatit të pranimit të kërkesave për pjesëmarrje në ankand.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.