AKTUALITET

Publikohet raporti për korrupsionin: Shqipëria në rënie

21:28 - 21.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Transparancy International ka publikuar raportin vjetor për korrupsionin në vitin 2017.




Sipas raportit, Shqipëria ka shënuar përkeqësim në lidhje me perceptimin e korrupsionit në vend krahasuar me një vit më parë ku renditeshim në vendin e 83-të. Këtë vit vendi ynë renditet në vendin e 91-të me 38 pikë.

Transparency International shprehet se kanë prirje dhe norma më të këqija të korrupsionit ato vende që kanë  mbrojtjen më të vogël për shtypin dhe organizatat joqeveritare,

“Ndërsa frenimi i valës së korrupsionit kërkon kohë, në gjashtë vjetët e fundit shumë vende kanë bërë pak ose aspak përparim”, vlerësoi Transparency International.

Në indeks janë radhitur 180 vende dhe territore në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik, përdor një shkallë prej zero pikësh deri në 100, ku zero tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 një vend shumë të pastër.

Këtë vit radhitet e 85-ta, me 39 pikë, që do të thotë se ka bërë përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit, kur ka qenë në vendin e 95-të me 36 pikë.

Në të njëjtin vend si Shqipëria renditet edhe Bosnje e Hercegovina, e cila vitin e kaluar ka qenë e 83-ta.

Rënien më të madhe nga vendet e rajonit e ka pësuar Maqedonia – nga vendi i 90-të në vendin e 107-të, ndërsa Serbia ka rënë nga renditja 72 në pozitën 77.

Mali i Zi, ndërkaq, ka mbetur në vendin e 64-të, njësoj si edhe një vit më parë. Në aspektin global, Zelanda e Re, Danimarka dhe Finlanda janë vendet më të pastra sa i përket korrupsionit, ndërsa në fund të listës radhiten Somalia, Sudani Jugor dhe Siria.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.