Show-Bizz

Rrëfimi i trishtë i Albano Bogdos: Pija dhe bëja jetë të shfrenuar, me la e fejuara

15:34 - 21.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, në një rrëfim për jetën e tij ka treguar luftën e tij me ankthin dhe depresionin, që e cuan tek pija.




I ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, Albano ka treguar se ka pasur probleme me alkoolin dhe jetën e shfrenuar, shkak për të cilat është bërë ankthi.

Ai madje rrëfeu se si pasojë e kësaj jete që bënte, u nda dhe nga e fejuara.

“Për rreth tre vjet e gjysmë jam kuruar dhe vazhdoj të kurohem sepse më zë paniku dhe ankthi. Unë, që t’i bija shkurt, zgjodha pijen dhe jetën e shfrenuar. Pija 2 shishe alkool në ditë dhe kjo zgjati për afro një vit e gjysmë-dy vjet. Tani më duket sikur më zënë mallkimet e 300-400 njerëzve që kam lënduar”, është shprehur aktori i humorit, i cili deklaroi më tej se prej këtij problemi ai ishte ndarë dhe nga e fejuara.

Megjithatë, siç u shpreh Albano, që prej qershorit të 2016-ës, ai nuk ka konsumuar më alkool dhe për përmirësimin e  tij, ai ka falënderuar publikisht edhe mjekët që e trajtojnë.

Ai u shfaq për herë të parë në spektaklin e humorit “Apartamenti 2XL” dhe menjëherë u kthye në një nga aktorët më të suksesshëm.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.