Show-Bizz

Sa moderne, brenda shtëpisë të Getit dhe Marinës

14:53 - 21.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kush më shumë e kush më pak, shumica prej nesh kanë gjithnjë kuriozitet për të parë shtëpitë e personazheve të njohur, qofshin këta të huaj apo edhe shqiptarë.




E këtë kuriozitet e kemi edhe për një nga çiftet që u martua verën e kaluar dhe që mbetet nga më të dashurat për publikun, Marina Vjollcën dhe Getoar Selimin. Çifti herë pas herë kanë publikuar foto të shtëpisë, po pa e zbuluar të gjithën.

Por sot Marina përmes disa fotove në Instastory na ka treguar shtëpinë moderne që jetojnë. Marina ndodhet në katin e dytë, pasi shtëpia siç shihet ka disa shkallë që të çojnë në dhomën e gjumit të çiftit. Me robdishan, Marina tregon se sot është zgjuar vonë nga gjumi…

Mesa duket, pas mbarimit të sezonit “C’est la vie”, Marina po i jep vetes komoditetin që të flejë deri vonë, duke shijuar gjumin e mëngjesit. E në fakt kush nuk e do?!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.