Show-Bizz

Shtatzënë? Lori Hoxha fshin menjëherë foton

19:07 - 21.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej shumë vitesh trashëgimtarja e Top Channel dhe një nga vajzat më të komentuara të shoëbizit, Lori Hoxha, është në një lidhje me Vis Bajraktarin.




Ndonëse nuk preferojnë që lidhja e tyre të jetë në vëmendje të medias, ata postojnë rrallë foto me njëri-tjetrin.

Sot Lori ka postuar një foto në Snapchat, e cila ka lënë të dyshohet se ajo është shtatzënë. Madje, vetëm pak minuta më vonë, Lori ka fshirë menjëherë foton.

Në foton e ruajtur nga “Vipat e Bllokut”, Lori ka treguar vetëm barkun e fryrë, por pa shkruar asgjë.

Teksa në fotot e fundit shihet të mbulojë barkun.

Por, pikërisht në një foto të postuar po sot në Instagram, barku i duket i sheshtë ndaj nuk dihet ende nëse është shtatzënë apo ai postim ishte vetëm një shaka.

Nuk na mbetet, veçse  të presim për të parë në vazhdim.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.