Kronikë

Tentuan të grabisin banesën, dhunojnë pronarin para fëmijëve

20:36 - 21.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një banesë është tentuar të grabitet ditën e sotme në Lezhë nga tre persona të maskuar dhe me armë zjarri.




Grabitësit kanë hyrë në banesën e shtetasit Arben Isaku dhe e kanë dhunuar në sy të fëmijëve. Pronari është transportuar në spitalin e Lezhës ku po merr mjekim.

Sipas dëshmive të para autorët ishin të maskuar dhe me armë zjarri, por ndërhyrja e banorëve të tjerë ka bërë që ata të largohen nga banesa. Policia është vënë në ndjekje të tyre, duke përdorur edhe një qen gjurmues.

Njoftimi i policisë

Me datë 21.02.2018 , rreth orës 19:15, në qytetit Lezhë në afersi të bordit të kullimit në banesën e shtetasit A.I.,kanë hyrë tre persona të maskuar ku njëri prej tyre i armatosur, dhe pasi kanë goditur me sende të forta të zotin e banesës kanë marrë një shumë parash dhe disa bizhuteri dhe duke përfituar nga errësira kanë mundur të largohen.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje.

Forca të shumta policore po krehin zonën  duke perdorur edhe qenin e gjurmës.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po sekuestrohen pamjet filmike në zonën ku ka ndodhur vjedhja.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.