Kronikë

Tragjedia në Shkodër/ Deputetja koment prekës për nënën që i mbijetoi aksidentit

14:43 - 21.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dhimbjes për tragjedinë në Shkodër, ku humbi jetën babai me tre fëmijët e mitur, i është bashkuar edhe deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali.




Këtë e ka bërë përmes një statusi në Facebook, ku shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet e saj për këtë ngjarje tragjike.

“Noemi i vogël u largua me motrën, vëllain dhe babain. Zoti i dhëntë forcë të ëmës Evisit të përballojë këtë gjëmë të llahtarshme. Lotët dhe lutjet tona janë me të dhe familjen Preka!”, shkruan Spiropali.

10-vjeçarja Noem u nda nga jeta këtë të mërkurë, pas 3 ditësh në koma në spital.

Familja Preka u përfshi në një aksident të rëndë të dielën, ku për pasojë humbën jetën babai Edmond Preka, dhe dy fëmijët e vegjël, djali 9 muajsh Rajan dhe vajza 5 vjeçe Aisel.

Ndërkohë që nëna e tyre Evisa, është e vetmja e mbijetuar deri më tani, edhe pse në gjendje të rëndë në spital


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.