AKTUALITET

Tronditet Fushë-Kruja, eksploziv gjatë natës në oborrin e një shtëpie

14:52 - 21.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shpërthim me lëndë plasëse në orët e vona, ka tronditur banorët në Fushë-Krujë. Ngjarja është regjistruar gjatë natës së djeshme në fshatin Halil.




Sipas të dhënave të policisë, një sasi lënde plasëse është hedhur në oborrin e  banesës së shtetasit me inicialet G. A.

Nga shpërthimi mësohet se nuk ka të lënduar por vetëm dëme të vogla materiale.

Ka qenë vetë i zoti i shtëpisë dhe familjarët e tij që kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Deri më tani, arsyet mbeten ende të paqarta, ndërsa po merret në pyetja shënjestra e sulmit, për të parë nëse ka konflikte të mëparshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.