BOTA

Zhduken 90 nxënëse, nuk dihet fati i tyre

15:00 - 21.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Më shumë se 90 nxënëse nigeriane dyshohet se janë zhdukur pasi grupi rebel islamik Boko Haram sulmoi një fshat në shtetin verilindor të Yobe, thanë të mërkurën dy burime për Reuters, citon Syri.net.




Zhdukja e tyre, nëse konfirmohet, do të jetë një nga më të mëdhatë qëkurse Boko Haram rrëmbeu më shumë se 270 nxënëse nga qyteti Chibok në vitin 2014.

Ky rast tërhoqi vëmendje globale ndaj rebelimit 9-vjeçar që ka shkaktuar atë që Kombet e Bashkuara e kanë konsideruar si një nga krizat humanitare më të këqia në botë.

Një thirrje telefonike në shkollën e vajzave të martën tregoi që 91 vajza mungonin, sipas njerëzve që kishin dijeni direkter për këtë çështje.

“Pashë vajzat që qanin dhe thërrisnin mbi tre atomjete Tata, qanin dhe kërkonin ndihmë”, tha dëshmitari nga fshati pranë, Gumsa, që thuhet se u detyrua t’u tregonte rebelëve rrugën nga të dilnin prej asaj zonë dhe që më pas ishte lëshuar.

Reuters nuk qe në gjendje të verifikonte dëshmitë e tij që Boko Haram kishte rrëmbyer vajzat gjatë sulmit në Daphchi të hënën në mbrëmje.

Policia nigeriane dhe Ministria e Arsimit e këtij vendi mohuan se kishte ndodhur ndonjë rrëmbim, por prindër dhe dëshmitarë të tjerë thanë për Reuters se disa vajza akoma ishin të zhdukura, citon Reuters, Syri.net.

Dy burime, disa prindër dhe dëshmitarë të tjerë të zonë që folën me Reuters folën në kushte anonimiteti, sepse ata ishin paralajmëruar nga forcat e sigurisë së Nigerisë dhe zyrtarët e qeverisë që të mos tregonin zhdukjen e fëmijëve.

Shtatë prindër i thanë Reuters se vajzat e tyre ishin ndër të zhdukurat.

Militantët e Boko Haram arritën në Dapchi të hënën në mbnrëmje me kamionë, disa me armë të rënda dhe me kamuflazh ushtarak thanë dëshmitarë për Reuters.

Rebelët shkuan direkt në shkollë duke gjuajtur në mënyrë sporadike, duke bërë që nxënës dhe mësues të shpërndaheshin, thanë dëshmitarët, duke shtuar se disa njerëz ishin kthyer në fshat pasi e kishin kaluar natën fshehur në shkurre.

Forcat nigeriane të sigurisë kanë filluar një mision kërkimi dhe shpëtimi, thanë dy persona.

Komisioneri i i Policisë së Shtetit Yobe tha të martën se Boko Haram nuk kishte rrëmbyer ndonjë vajzë në Dapchi. Edhe Ministria e Arsimit tha se nuk ishte rrëmbyer asnëj vajzë, por e mbylli shkollën në Dapchi për një javë dhe i lejoi nxënëset të kthehen tek familjet e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.