Bluza me Shqipërinë e madhe ka bërë që ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias të thirret në një interpelancë urgjente në parlament.
Në foto shihet se zv/ambasadorit shqiptar i cili duket me një fëmijë që mban bluzën me hartën e Shqipërisë së Madhe në Kretë, pas kësaj deputeti i Demokracisë së Re, Theodhos Karaoglu ka drejtuar një kërkesë Kuvendit grek për të shqyrtuar çështjen.
Media greke thonë se Kotzias është shprehur se ky ishte një rast unik, nuk ka pasur precedentë te mëparshëm dhe se nuk duhet përqendruar debati dhe tek një fëmijë i cili për moshën që ka nuk e di se çfarë kuptimi ka harta.
“Ministria e Jashtme greke dënon çdo forme irredentizmi, nacionalizmi si dhe ksenofobine e racizmin. Përsa i perket pranisë së zv/ambasadorit kjo gjë nuk ka ndodhur më parë, nuk ka asnjë incident as te ngjashem, si dhe u dhanë shpjegime nga ministri i Diasporës Pandeli Majko gjatë takimit me ministrinë e Brendshëm P. Shkurletis në lidhje me episodin e pazakonte. Majko theksoi se nuk duhet një rastësi të errësoje aspak marrëdhëniet Shqipëri-Greqi”, tha Kotzias.