Kronikë

32-vjeçari nga Fieri hipën në shtyllën e tensionit të lartë, kërcënon se do vetëvritet

16:34 - 22.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 32-vjeçar nga Fieri ka hipur mbi një shtyllë të tensionit të lartë dhe kërcënon për vetvrasje.




Ngjarja ka ndodhur në fshatin në fshatin Varibob. Deri më tani ende nuk dihen arsyet pse Arjan Lamcaj ka zgjedhur të qëndroje hipur në shtyllë.

Mësohet, se ai vuan nga sëmundja e epilepsisë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilët po përpiqen të negociojnë për zbritjen e tij.

Gjithashtu për arsye të ndonjë kontakti të mundshëm me tensionin e lartë është ndërprerë dhe energjia elektrike

Njoftimi i policisë

Në datën 22.02.2018, rreth orës 12:00, në fshatin Varibob, shtetasi A.L, 32 vjeç, ka hipur mbi një shtyllë të tensionit të lartë dhe nuk zbret.

Dyshohet se shtetasi A.L vuan nga sëmundja e epilepsisë.

Eshtë ndërprerë energjia elektrike me qëllim shmangien e kontaktit me korentin.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po negociojnë me shtetasin në fjalë.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhen edhe shërbimet zjarrfikëse edhe ambulanca.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.