LIFE STYLE

42 milionë dollarë për ndërtimin e orës 10 mijë vjeçare

20:29 - 22.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jeff Bezos njoftoi se filloi me instalimin e një ore që do të zgjasë 10 mijë vite. Pronari i Amazonit u shpreh në llogarinë e tij në Tëitter se bëhet fjalë për një projekt ambicioz që kërkon të prezantojë “të menduarit afatgjatë”. Ora do të jetë 150 metra e lartë, do të jetë mekanike dhe do të punojë me cikle termike. Do të vendoset nën tokë në një zinxhir malor të Sierra Diablo-s në USA.




Bezo është një nga investitorët më të mëdhenj të këtij projekti dhe ka 7 vite i përfshirë në këtë, por iniciativa ka filluar të mendohet shumë kohë më parë, qysh prej 1989 nga Danny Hillis, matematikan i MIT dhe shpikës prodhimtar (ka më shumë se 300 patenta).

“Doja të realizoja një simbol të së ardhmes, diçka që të na japë ndjesinë e lidhjes”, – thotë Hillis në një nga videot që shpjegon detajet e këtij projekti. Themeluesi i Amazonit beson se falë avancimeve të vazhdueshme teknologjike jo vetëm që gjenerohen gjithnjë e më shumë arritje më impresionuese, por rritet edhe magnituda e problemeve. Prandaj është e nevojshme të vendoset “të menduarit afatgjatë”. Ora me gjithë madhështinë e saj do të jetë aty për t’ia kujtuar njerëzimit pikërisht këtë.

Në vitin 1995 ishte vetëm një koncept dhe qysh atëherë Hillis dhe ekipi i tij kanë ndërtuar prototipe. Ideja filloi të konkretizohej kur Bezos bëri një investim prej 42 milionë dollarësh në vitin 2011.

Këmbanat e orës janë të prodhuara mbi bazën e një algoritmi, i cili prodhon sekuenca të rastësishme të notave muzikore. Ora është e programuar për të rënë një herë në vit dhe akrepat e brendshëm rrotullohen një herë në 100 vite. Kur të mbushen 1000 vite një pjesë qendrore e mekanizmit do të dalë jashtë.

Nga ana tjetër vendi, ku do të vendoset kjo vepër do të ketë 5 salla, ku secila do të ketë një mekanizëm të veçantë. Salla e dedikuar përvjetorit të parë do të ketë një model të sistemit diellor. Kjo orë me kohështrirje të gjatë është një mënyrë për të lënë një trashëgimi dhe për të kujtuar njerëzimin. “Unë jam optimist në lidhje me të ardhmen, jo sepse besoj se nuk do të kemi probleme, por sepse aftësia jonë si njerëz për të zgjidhur këto probleme është e pabesueshme”, u shpreh Hillis.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.