BOTA

Angela Merkel: Marrëveshja për qeverinë e re gjermane do të jetë e mirë për BE-në

14:16 - 22.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kancelarja Angela Merkel është shprehur para parlamentit gjerman se Gjermania ka plane të mëdha për Bashkimin Evropian, në prag të një takimi joformal në Bruksel.




Merkel iu drejtua Bundestagut, një ditë para takimit joformal të liderëve të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Europian në Bruksel.

Forcimi i Bashkimit Evropian është një element qendror i marrëveshjes midis dy partive më të mëdha të Gjermanisë.

Pikërisht, marrëveshja do të ofrojë “impulse esenciale” për reformimin e bllokut dhe është e para e këtij lloji, që fokusohet shprehimisht në politikën ndaj Bashkimit Europian.

“Duhet të jemi të përgatitur për të mbështetur iniciativat kur ato janë më të përshtatshme se zgjidhjet nacionale”, u shpreh kancelarja.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.