Kryesore

Benzi me 200 km/orë goditi taksinë, “pronari” shkon në polici dhe…

13:37 - 22.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident tragjik ka ndodhur mesnatën e mbrëmshme, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të vdekur. E ndërsa mbetet ende mister fakti se pse u kthye 23-vjeçarja, e cila ishte nisur për në Itali, të tjera detaje janë zbuluar.




Burime nga grupi i hetimit kanë bërë të ditur se po hetohen në dy pista, aksident dhe aksident i qëllimshëm nga ana e drejtuesit të mjetit tip Benz.

Prokuroria ka bërë të ditur se të dyja mjetet kanë qenë me shpejtësi, veçanërisht Benzi që besohet se ka qenë me 200 km/orë. Sipas ekspertëve, besohet se 2 mjetet kanë qenë në një distancë rreth 800 metra larg njëri-tjetrit, por për shkak të shpejtësisë së lartë, Benzi e ka arritur taksinë duke e goditur.

Për shkak të goditjes së fortë nga Benzi, taksia u fut në një pikë karburanti duke u rrokullisur dhjetëra metra larg vendit të përplasjes. Pasojat e aksidentit ishin shumë të rënda, Bujar Agalliu edhe Elena Avdillari nuk arritën të mbijetonin.

Menjëherë pas përplasjes, drejtuesi i Benzit dhe personi që udhëtonte bashkë me të braktisën mjetin dhe u larguan në drejtim të paditur.

Pak orë më vonë nga ky aksidenti policia ka identifikuar drejtuesin e Benzit, i cili është Fation Zhaporja.

Ka qenë shtetasi Dardan Gjekaj, i cili pas ngjarjes i shqetësuar se makina rezultonte në emër të tij është paraqitur në polici, teksa ka deklaruar se Benzin ia kishte shitur disa javë më parë Zhaporjes por ende s’kishte bërë dokumentet e shitjes, ndaj makina rezultonte në emër të tij.

Tashmë 34-vjecari Fation Zhaporja dhe është shpallur në kërkim.

Policia do të kqyrë të gjitha kamerat e sigurisë së Portit për të mësuar lëvizjet e vajzës para se të merrte taksinë.

Kapja e shoferit të Benzit pritet gjithashtu të hedhë dritë, nëse ai dhe viktima kishin njohje me njëri-tjetrin apo jo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.