Kryesore

Del foto, ja kush është vajza e re që mbeti e vdekur në aksident

14:43 - 22.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kjo që po shihni në foto është 23-vjeçarja Elena Abdillari.




Ajo mbeti e vdekur si pasojë e një aksidenti fatal mesantën e mbrëmshme, së bashku me shoferin e taksisë, Bujar Agalliun. Ajo ishte nisur për Itali, por kthimi mbrapsht për arsye që mbeten mister, ka rezultuar tragjik për të renë.

Një makinë tip “Benz” dyshohet se goditi nga pas taksinë, brenda së cilës ndodhej 60-vjeçari Bujar Agalliu dhe pasagjerja e tij, Elena Abdillari, 23 vjeçe. Policia ka shpallur në kërkim drejtuesin e BENZ-it, Fatjon Zhaporjan, 34-vjeç, i cili është larguar pas aksidentit.

Përplasja ishte mjaft e fortë, duke e detyruar taksinë që të dilte nga rruga dhe të përfundonte në një karburant, çka dhe shkaktoi humbjen e dy jetëve.

Pas aksidentit, 34-vjeçari Zhaporja braktisi makinën, të cilën mësohet se e kishte blerë vetëm një muaj më parë dhe u largua nga vendngjarja. Dyshimet e para të policisë janë se kemi të bëjmë me një sulm të qëllimshëm dhe jo thjesht një aksident.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.