AKTUALITET

Dëmtimet në autostradën Tiranë-Durrës, Qëndro: Ja kur do të ndërhyjmë

18:21 - 22.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qëndro një deklaratë për mediat ka folur rreth dëmtimeve që i janë bërë autostradën Tiranë-Durrës. Qëndro shpjegon se dëmtimet vijnë si rezultat ngarkesës që ka ky aks dhe nga kalimi i mjeteve me tonazhe të rënda.




Sipas tij, për këtë rrugë nuk ka pasur rehabilitim, i cili ka qenë i domosdoshëm për funksiononin e saj, teksa thekson se normat e lejimit të qarkullimit nuk janë respektuar edhe për shkakun se përmes këtij segmenti lidhen dy qytete të mëdha në vend.

Kontrata e mirëmbajtjes së këtij aksi është lidhur ndërmjet Autoriteti Rrugor dhe Bankës Botërore, ku janë parashikuar edhe ndërhyrjet në pjesët e dëmtuara.

Drejtori i Autoritetit shprehet se në lidhje me rikuperimet e segmentit duhet dhe miratimi i Bankës Botërore vetëm atëherë mund të zbatohen projektet e mirëmbajtjes.

“Realisht kemi një gjendje jo të mirë teknike të aksit Tiranë-Durrës. Kjo vjen për disa arsye. Kemi një aks të ndërtuar disa vite më parë. Ka qenë i ndërtuar për një numër të caktuar mjetesh që kalojnë në të. Ka qenë afërsisht diku tek 23 mijë mjete. Nga majtët që kemi bërë ne në këtë aks rrugor qarkullojnë rreth 47-50 mijë mjete në ditë. Kjo është e para. E dyta ky është aksi më i ngarkuar në trafik pothuajse në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

Nga ana tjetër në të gjithë këto vite që pas ndërtimin të saj ka pasur vetëm mirëmbajtje rutinë. Nuk ka pasur rehabilitim i cili ka qenë i domosdoshëm për mënyrën sesi funksionon ky aks dhe për të gjithë problematikën që kemi. Ne kemi shqetësim të madh në rrugët shqiptare që ka të bëjë me peshën për aks. Ne kemi realisht raste kur pesha për aks është mbi normën e lejuar dhe kjo dëmton shtresat e asfaltit dhe shtresat e rrugës. Kjo është përsa i përket gjendjes Tiranë-Durrës. Aksi Tiranë-Durrës është pjesë e kontratës së mirëmbajtjes me performancë që Autoriteti Rrugor ka gati një vit ka lidhur në bashkëpunim ne Bankën Botërore.

Ne kemi realizuar të gjitha matjet mbi gjendjen teknik, për gjendjen e shtresave siç i parashikon kontrata. Kemi hartuar një projekt rehabilitues si pjesë të kontratës i cili na jep ne garancinë për 10 vjet që kjo rrugë do të jetë në kushtet që kërkon kontrata. Ky projekt është hartuar, ka pak ditë që është në duart e supervizionit të kontratës ose konsulentit monitorues siç quhet në rastin konkret. Ne presim që edhe ata të japin opinionin e tyre dhe në kuadër të gjitha kontratës së mirëmbajtjes që kemi me Bankën Botërore, nuk është vetëm aksi Tiranë-Durrës janë disa akse Shkodër-Muriqan, është pjesa e Fierit, është pjesa e Pogradecit, është Shkodër-Pukë janë disa akse. Është rruga që të çon Burrel-Klos-Bulqizë. Jemi në procesin përfundimtar të bërjes së këtyre projekteve të cilat nuk kalojnë në filtrat e konsulentit.

Do të miratohet dhe në bashkëpunim me bankën ne mendojmë që në pranverë të fillojmë me këto pjesë rehabilituese. Një vëmendje shumë të veçantë ne i kemi kushtuar aksit Tiranë-Durrës sepse realisht është aksi më problematik dhe aksi me qarkullimin më të madh të mjeteve në ditë”,-tha Qëndro.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.