Kronikë

Detaje/ Elena Avdillari ka dalë 4 herë jashtë vendit, në janar u ndalua në Rinas

20:28 - 22.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Elena Avdillari rezulton të ketë dalë vetëm këtë vit 4 herë jashtë vendit. Gazeta Shqiptare mëson se 23-vjeçarja ka shkelur edhe rregullat e qëndrimit në zonën Schengen.




Po ashtu mësohet se vajza e re ka tentuar të dalë nga Shqipëria edhe me 10 janar nga Rinasi dhe nuk është lejuar nga autoritetet. Sa i përket asaj që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, mësohet se ajo ka shkuar në Portin e Durrësit rreth orën 21:00.

Megjithatë drejtoresha e Kufirit, Lindita Nushi ka thënë për mediat se nuk kishte asnjë të dhënë të vajzës në Portin Durrës. Sipas drejtoreshës së kufirit vajza nuk është paraqitur në port, ndërsa në çantë iu gjet bileta e tragetit për në Itali.

Fatjon Zhaporja, 34-vjeç dhe është shpallur në kërkim nga policia. Zhaporja, i cili udhëtonte me një “Benz” dyshohet se goditi nga pas taksinë, brenda së cilës ndodhej 60-vjeçari Bujar Agalliu dhe pasagjerja e tij, Elena Avdillari.

Përplasja ishte mjaft e fortë, duke e detyruar taksinë që të dilte nga rruga dhe të përfundonte në një karburant, çka dhe shkaktoi humbjen e dy jetëve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.