KULTURË

Gjuhëtarët ankohen në kryeministri për mediat dhe vetë kryeministrin

14:00 - 22.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e Gjuhës Amtare, nën temën “Sfidat e shqipes sot”, janë mbledhur dje në kryeministri gjuhëtarë nga qarqe akademike të Shqipërisë dhe trojeve shqipfolëse në sallën e COD. Takimi është kërkuat nga Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje.




Por në takimin mes gjuhëtarëve, kritikat më të mëdha shkuan për median. Sipas gjuhëtarit Gjovalin Shkurtaj, që drejtonte takimin, mediat, kanë rëndësi edhe më të madhe se sa shkollat në krijimin e modeleve të të folurit. Në Kryeministri nuk kanë munguar as kritikat për kryeministrin e tanishëm dhe atë paraardhës. Prof. Edmond Tupe tha se “nëse njerëzit dëgjojnë nga figurat publike të politikës, si kryeministri, i tanishëm ose jo, fjalën ‘memorje’ në vend të fjalës ‘kujtesë’, këtu ka diçka që s’shkon. Kjo, sepse do ta imitojnë njerëzit që e dëgjojnë këtë fjalë prej tij, qoftë edhe pa vetëdije. E njëjta gjë vlen për Berishën e mbi të gjitha Fatos Nanon”.

Kritika u bënë edhe për shkresat që dërgohen në administrata, mungesa e shkrimit të germës ë, ç, edukimi i mirë që në kopshte, shkolla etj. Problem i madh mbetet mungesa e lakimit të emrave të përveçëm, sidomos kur janë emra të huaj, e këto të fundit duhen shkruar si në origjinal apo siç shqiptohen në shqip. Njëherit, edhe i foluri dialektor u pa i pranueshëm dhe u kërkua një fjalor i plotë i shqipes duke futur edhe dialektet. Por, përgjatë bisedimit u kërkua edhe futja e gjuhës shqipe edhe në teknologji e në realitetin virtual. E teksa shumë pyetje mbeten pa përgjigje u tha se edhe për disa kohë, duhet vazhduar me drejtshkrimin që njohim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.