Horoskopi

Horoskopi i datës 22 Shkurt 2018

00:00 - 22.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Hëna është dembele sot përkundër Plutonit që ju ka në vëmendje. Partnerin do ta keni shumë të dashur, por sot edhe kujdesin që do t’ju tregojë do t’ju bezdisë. Qëndrueshmëria fizike dhe gjallëria mendore, vitaliteti varen edhe nga ajo që hani: kujdesuni për dietën.

Do të jeni me miq dashamirës dhe përkrahës, me të cilët do të vendosni të organizoni një udhëtim të bukur. Mes artit dhe natyrës, të bashkëpunues është edhe më e lehtë. Shpenzime të paparashikuara në punë: kompjuteri dhe printeri kanë nevojë për ndërhyrjen e një tekniku.

Miqtë tuaj qiellorë janë Jupiteri dhe Urani, të cilët megjithatë, mes tyre, grinden. Në majat e tyre Neptuni dhe Mërkuri ju krijojnë ndërlikime. Duke e pasur të vështirë të kuptoni se kush jeni dhe çfarë doni në të vërtetë, e keni të vështirë të mbani në kontroll emocionet.

Dielli dhe Neptuni po ju përkëdhelin, të mbështetur së tepërmi nga Hëna, e cila i jep qëndrueshmëri ëndrrave tuaja. Zgjohuni, është ende ditë pune dhe detyrat po ju thërrasin! Për t’ia kaluar mirë duhet të prisni edhe pak.

Të ndikuar nga tërheqja e Hënës, keni shumë dëshira, por të gjitha duken se nuk mund të arrihen në një kohë të shkurtër dhe juve nuk ju pëlqen të prisni. Puna është e lodhshme, por ngushëlluese. Duke mos u ndalur së kërkuara, në horizont do t’ju shfaqet një dritëz.

Hëna miqësore në bashkëpunim me Plutonin, krijojnë situatën ideale për të bërë paqe me partnerin, nëse do të ishte e nevojshme, dhe të t’i ktheni përsëri buzëqeshjen njëri-tjetrin. Mërkuri dhe Neptuni kundra, ndërkaq, kërkojnë sqarime: është thelbësore të përballeni me të vërtetën.

Urani dhe Plutoni, po ju shqetësojnë dhe nuk keni çfarë t’i bëni! Planetët e tjera ruajnë paanshmërinë, por duke ju dhënë mbrojte në angazhimet e juaj. Pozicioni i Diellit, Merkurit dhe Neptunit do të ndikojnë pozitivisht në shëndetin e juaj.

Me fëmijët adoleshentë nuk ka nevojë të mbani për fjalime të gjata, ata ju kuptojnë menjëherë dhenë ditët e sotme edhe ju binden: po rriten me të vërtetë! Lexoni libra të mirë dhe do të keni shumë ide për të menduar: talenti krijues ka nevojë për ushqim.

Është dita ideale për ata që kanë dëshirë të bëjnë punime: në shtëpi keni me të vërtetë shumë punë për të bërë. Mjetet dhe materialet do të jenë të kushtueshme, por do t’ia vlejnë. Edhe në zyrë atmosfera është e qetë, të gjithë mendojnë për punën e tyre pa ndërhyrë në atë të të tjerëve.

Brenda vetes keni forcën e dashurisë. Të qëndrueshëm dhe mendimtar, do të jeni të aftë për të shprehur veten dhe të projektoni drejt së ardhmes. Do të flisni me butësi dhe delikatesë, gjuha që përdorni është një gjuhë romantike që vjen nga zemra.

Do të keni tensione të vogla në familje. Do të ngushëlloheni duke blerë disa gjëra të vogla, jo ndonjë gjë kushedi se çfarë po thjesht libra të vjetër dhe gjërat kulturore për t’i koleksionuar. Do të bëni shumë shpenzime ushqimore sot, duke u treguar të kujdesshëm për atë që blini: shëndeti fillon që nga tryeza.

 

Do të jetë ditë e bashkëbisedimesh dhe hapje zemre. Nëse një histori është ende në ekuilibër midis miqësisë dhe dashurisë, duhet të jeni ju ata që duhet të vendosni për rrjedhën e mëtejshme të gjerave. Beqarët do të t’u përkushtohen romancave artistike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.