LIFE STYLE

Ja çfarë duhet të dini për monedhën Bitcoin

16:23 - 22.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bitcoin është monedha e parë dhe më e përhapura mes të ashtuquajturave kriptovalutë. Vlera e saj është dakortësuar mes palëve mbi bazën e ligjit të kërkesë ofertës. Bëhet fjalë për para, të cilat mund të përdoren për te bërë blerje, por nuk është një monedhë e mirëfilltë sepse nuk ekziston e materializuar në letër apo metal.




Madje edhe imazhet e përdorura në media, sikurse ky këtu që po shikoni tek Konica.al janë thjesht simbolike dhe termi monedhë përdoret për konvencion identifikues pasi termi nuk specifikon mirefilli subjektin në fjalë.

Kohë pas kohe transaksionet e bitcoin kanë treguar një rritje të vlerës së këmbimit me valuta tradicionale si për shembull në 13  janar të 2017-ës rezulton se një bitcoin vlerësohej me rreth 777 euro, ndërsa në 13 dhjetor të 2017-ës, një bitcoin vlerësohej me 14.475 euro.

Janë pikërisht këto oshilacione që kanë rritur dhe temperaturën për bitcoin duke përgatitur tregun e së ardhmes për përdorimin e gjerë të tij.

Megjithatë duhet theksuar se bitcoin nuk është emëtuar dhe as i garantuar si monedhë nga një Bankë Qëndrore. Ai është fryt i nje softëare që është programuar posaçërisht që në vitin 2009 dhe është emëtuar virtualisht në bazë të rregullave të publikuara nga Satoshi Nakamoto, pseudonimi i shpikësit të kësaj monedhe virtuale që ende sot e kësaj dite nuk njihet me identitetin e tij të vërtetë.

Protokolli i Bitcoin përdor një sistem të ndërlikuar kriptografik që shërben për të administruar aspektin funksional të tij, sikurse vlera që i atribuohet kësaj monedhe virtuale me valutat tradicionale si dhe përcaktimi i pronësisë së portofolit. Bitcoin mbështetet tek teknologjia peer-to-peer, e njëjta që përdoret për shkëmbimet ligjërisht të rregullta në rrjet për file-t muzikore, filmat dhe softëare-t e ndryshme. Cdo transaksion në bitcoin publikohet dhe memorizohet në një database të shpërndarjes që është i instaluar në të gjithë kompjuterat e atyrë që kanë një portofol virtual.

Numri maksimal i bitcoin që sistemi është në gjendje të gjenerojë është ai i 21 milionëve, në bazë të shkëmbimeve që janë kryer deri më tani, ky limit parashikohet të arrihet brenda harkut kohor të 130 viteve. Kjo për fakt se emëtimin e tyre e kontrollon vetëm program dhe asnjë institucion financiar nuk mundd të injektojë nga jashtë bitcoin, duke ofruar në këtë mënyrë një lloj stabiliteti financiar që shmang ndikimin që shkakton inflacioni ose deflacioni.

Bitcoin garanton dhe anonimatin. Në rrjetin peer-to-peer adresa e një portofoli nuk përmban informacione relative për pronarin. Bëhet fjalë për një tekst me 33 karakteri që tregon kryesisht protokollin e cila fillon gjithmonë me 10 dhe përfundon me numrin 3.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.