Tech

Ky ndryshim i WhatsApp me siguri do ju pëlqejë!

12:22 - 22.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“WhatsApp”një nga aplikacionet më të përdorura për komunikimin dhe shpesh herë sjell risi duke u përmirësuar dhe duke bërë të lumtur përdoruesit. Nëse ju jeni përdorues i rregullt i Whatsapp, me siguri që opsioni i fundit i tij do t’ju gëzojë, nëse keni një biznes sigurisht.




WhatsApp po sjell një version të ri të aplikacionit që iu dedikohet bizneseve, të cilin kompania e ka quajtur WhatsApp Business App. Aplikacioni i ri i biznesit është dizajnuar posaçërisht për kompanitë dhe bizneset e vogla dhe deri më tani është në dispozicion në SHBA, Mbretëri e Bashkuar dhe Indonezi, por pritet të bëhet i aksesueshëm edhe për shtetet e tjera.

Aplikacioni është menduar t’i lehtësojë pronarët e bizneseve të bashkëveprojnë me klientët e tyre. Aplikacioni vjen me një numër mjetesh dhe funksionesh të ndryshme që ndihmojnë pronarët e bizneseve të automatizojnë këto funksione.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.