AKTUALITET

Lamtumirë engjëll… “Evisa kërkon 3 fëmijët, jemi duke e rrejt si vetë jeta”

13:05 - 22.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Evisa kërkon fëmijët e saj. Te dashtunit e saj. Evisa ne jemi duke të rrejt sepse s’dimë si me ta tregu. Askush nga se merr guximin si me ta than. Jena tu të rrejt ashtu si kjo jetë është e rrejshme, jemi duke u tregu të padrejtë ashtu siç ne po tregohena të padrejtë me ty. S’kam ma fjale me te than Evisa. Di të them se fëmijët dhe burri jot nuk janë ma ktu. Na as ti nuk i sheh por ata janë me ne. Fëmijët dhe bashkëshorti nuk duan që të mbytemi në lot e dëshpërimit por ata dua që ne shpresojmë dhe të besojmë se ata janë në jetën e vërtetë e ndërsa ne në jetën e rrejshme”.




Këto fjalë prekëse u thanë nga Dom Marjan Gega gjatë meshës përcjellëse për në banesën e fundit, të vajzës së madhe të familjes Preka nga Velipoja, e cila humbi jetën në aksident.

10-vjeçarja, Noemi Preka, shpresa e fundit që ekzistonte për të mbajtur gjallë familjen e pjesëtarëve të vdekur në aksidentin në Shkodër, u përcoll sot në banesën e fundit.

Mes të tjerash ai dha mesazhin e qartë, ndërsa apeloi që prindërit të kenë kujdes kur udhëtojnë me makinë bashkë me fëmijët e tyre. Po ashtu ai lëshoi edhe akuza për rregullat e qarkullimit.

shkodrarara shkidrrarar 12333 skodraaaa shkodrarararar shkodrararar
<
>

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.