POLITIKË

Marrëveshja e detit me Shqipërinë, Kotzias thirret në interpelancë urgjente në Greqi

17:17 - 22.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-ministrja e Jashtme greke Dora Bakojani i ka kërkuar një interpelancë Nikos Kotzias lidhur me marrëveshjen detare.




Në këtë interpelancë do të sjell në vëmendje dhe marrëveshja e detit në vitin 2009, në kohën kur Lulzim Basha ishte ministër i Jashtëm.

Sipas Bakojani , rishqyrtimi i marrëveshjes detare të 2009 përben një rrezik , pasi qeveria greke duket se po përmbush kërkesat e Shqipërisë.

Ndërsa marrëveshjen e re e cila po negociohet ajo e cilësuar të pa ndërgjegjshme dhe se një gabim i vetëm do t’i kushtonte shumë Greqisë.

“Sipas publikimeve mediatike, Greqia po negocion fshehtazi me Shqipërinë për delimitimin detar duke anashkaluar marrëveshjen e 2009-es, por duhet të dinë se komuniteti ndërkombëtar shkencor kishte përcaktuar saktë dhe qartë kufirin detar, duke lejuar një hapje të madhe Shqipërisë në Korfuz, ndërsa zbatonim plotësisht kriteret e “vijës së mesme” siç parashikon e drejta ndërkombëtare.

Një marrëveshje e re, e papërgjegjshme dhe sipërfaqësore do shkaktojë precedentë të rrezikshme për përcaktimin e ardhshëm të kufirit detar ne zona te tjera. Qeveria greke mesa duket është gati te anulojë përfundimisht marrëveshjen e 2009-es dhe për ketë pyes ministrin;

Persë qeveria kërkon te rinegociojë marrëveshjen e ekuilibruar për zonën detare të 2009-es miratuar nga 2 vendet? Cilat pika duhen riparë? Është e vërtetë që qeveria greke sot ndryshon qëndrim për përcaktimin e kufirit detar bazuar në “vijën e mesme”, ka pyetur ish-ministrja e Jashtme që firmosi me Shqipërinë marrëveshjen detare të 2009-es”, ka theksuar Bakojani.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.