POLITIKË

Marrëveshja me Greqinë, Idrizi: Meta duhet të njohë negociatorët

21:32 - 22.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta nuk i ka dhënë plotfuqishmërinë ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, për fillimin zyrtar të negociatave me Greqinë. Përmes një letre drejtuar kryeministrit Rama dhe ministrit Bushati, Kreu i Shtetit i ka kërkuar informacione shtesë mbi grupin negociator dhe detaje nga bisedimet.




Në emisionin në “News24”, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi ka komentuar qëndrimin e Presidentit Meta. Ai tha se transparenca për këtë proces është shumë e rëndësishme.

“Presidenti është në tagrin e vet që të njohë negociatorët, të gjithë ne e duam ta kemi këtë informacion. Po kështu duhet të ketë dijeni për bisedimet dhe negociatat. Është me shumë rëndësi të ketë transparencë për këtë proces”, u shpreh Idrizi.

BalkanWeb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.