BOTA

Në prag të zgjedhjeve, arrestohet lideri i opozitës ruse

14:46 - 22.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i opozitës ruse, Aleksei Navalny, është arrestuar serish nga policia pastaj u lirua javë para zgjedhjeje presidenciale në të cilën ai ishte ndaluar të konkurronte.




41-vjeçari mban rregullisht protesta kundër presidentit Vladimir Putin dhe është arrestuar disa herë për zhvillimin e tyre në mënyrë të paautorizuar.

Navalny është ndaluar të konkurrojë në zgjedhjet e 18 marsit për atë që mbështetësit e tij thonë se është një dënim me burg i pezulluar dhe ai ka bërë thirrje për një bojkot kombëtar të votimit që synon minimin e legjitimitetit të Putinit.

Putin pritet gjerësisht të fitojë zgjedhjet, pavarësisht nga pjesëmarrja dhe të sigurojë një mandat të katërt në Kremlin.

Navalny shkroi në Twitter se policia e kishte arrestuar atë të enjten pasi ai kishte lënë një takim me dentistin e tij.

Ai tha se ata e kishin liruar pak më vonë, por kishin filluar procedime ligjore kundër tij për organizimin e protestave të paligjshme.

“Ata më ofruan të më shoqëronin deri diku, por unë refuzova dhe shkova në punë. Unë nuk e kuptoj se çfarë ka ndodhur dhe pse u deshën shtatë persona që të më arrestonin “, tha ai.

Nëse shpallet fajtor, Navalny përballet me burg deri në 30 ditë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.