Rajoni

Panik në Podgoricë/ Sulmohet Ambasada Amerikane, autori hedh veten në erë

08:42 - 22.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një person i panjohur ka hedhur një pajisje shpërthyese në ndërtesën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Podgoricë. Të paktën kështu ka konfirmuar Qeveria e Malit të Zi.




“Sulmi ndodhi në orët e para të ditës së sotme”, – thuhet në njoftimin e postuar në Twitter.

“Një person i panjohur bëri vetëvrasje me një pajisje shpërthyese. Para kësaj, ai person hodhi një pajisje shpërthyese nga kryqëzimi pranë Qendrës së Sporteve në ambasadën e Shteteve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.

Qeveria u shpreh se pajisja e hedhur në ambasadë “ka shumë të ngjarë” të ketë qenë granatë dore dhe se hetimet janë në proces. Ambasada amerikane në Podgoricë po ashtu e konfirmoi sulmin për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Policia tha se nuk i di motivet e sulmuesit vetëvrasës. “Ka ndodhur një incident”, tha një zyrtar i policisë për agjencinë Reuters, por nuk dha më shumë detaje. Fotografi i Reutersit në Podgoricë tha se policia ka bllokuar rrugën ku ndodhet ambasada.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.