POLITIKË

Patozi: Pse kishte të drejtë sot Edi Rama

16:21 - 22.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputeti i PD Astrit Patozi ka komentuar seancën e sotme parlamentare dhe deklaratën e Kryeministrit Edi Rama që e quajti opozitën “zogj korbi”.




Përmes një statusi në Facebook, Patozi thotë me ironi se Rama ka të drejtë për këtë etiketim, por se sipas tij, e bëri në një kohë kur raporti i Transparency International flet për rritje të korrupsionit gjatë qeverisjes së PS.

Statusi i plotë:

EDI RAMA KISHTE TË DREJTË…

Edi Rama kishte shumë të drejtë sot kur foli në parlament për zogjtë e korbit.
Sepse e tha në të njëjtën ditë që Organizata Transparency International shpalli raportin e shkallëzimit të korrupsionit për vitin 2017, në të cilin Shqipëria e udhëhequr prej tij kishte zbritur plot 8 vende më poshtë.
A nuk ngjet kështu edhe me zogjtë e korbit, që sa më shumë rriten, aq më shumë nxihen?


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.