POLITIKË

PD mendon për zgjedhjet e 2019, Duma: Basha ka gati kandidatin për Tiranën

18:05 - 22.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht të mendojë për zgjedhjet lokale 2019. Jo vetëm kaq, por mes demokratëve tashmë dihet se kush do të jetë kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës.




Deklaratën e ka bërë deputetja demokrate Grida Duma, e cila e ftuar në Report TV tha se Lulzim Basha e ka menduar se kë do kandidojë për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Megjithatë Duma nuk zbuloi emër, por tha se janë menduar edhe emrat për në bashkitë e tjera.

“Kandidatin për Bashkinë e Tiranës patjetër që lidershipi i PD e ka menduar. Apriori çdo kandidat tronditet. Çdo kandidat i cili nuk e merr garën si një garë për të fituar nga pozita e të humburit, atëherë është një naiv politik. Padyshim që është i tronditur. Se kur do jetë momenti këtë e vendos kryetari i PD. Janë menduar edhe kandidatët për bashkitë e tjera në rrethe”, u shpreh Duma.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.