AKTUALITET

Rritja e korrupsionit në Shqipëri, OSBE: Duhet hetim të pavarur dhe llogaridhënie nga institucionet!

14:49 - 22.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prezenca e OSBE-së në Shqipëria ka reaguar në lidhje me raportin e bërë publik një ditë më parë të “Transparency International” i cili evidentonte se korrupsioni në Shqipëri është rritur.




Përmes një reagimi zyrtar në Twitter, prezenca e OSBE-së në vendin tonë thekson me keqardhje se si korrupsioni mbetet ende një nga problemet më të mëdha në vend, në shifra alarmante.

Nga ana e saj OSBE i bën thirrje organeve ligjzbatuese për më shumë llogaridhëie dhe hetime të pavarura mbi korrupsionin në admnistratë.

“Rezultatet e #CPI2017 paralajmërojnë se korrupsioni mbetet një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Prezenca OSBE vëren me keqardhje se trendi pozitiv që nga viti 2013 ndryshoi, dhe nxit për më shumë llogaridhënie nga institucionet publike & hetim të pavarur të korrupsionit. Prezenca e OSBE-së i nxit institucionet publike dhe agjencitë ligjzbatuese të Shqipërisë të vijojnë zbatimin e reformave në drejtësi dhe antikorrupsion, sipas rekomandimeve ndërkombëtare. Ne mbetemi të përkushtuar ta mbështesim Shqipërinë në luftën e saj kundër korrupsionit” thuhet në reagimin e OSBE-së


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.