Kryesore

Sulm me thikë ndaj Ernest Gjokës, reagon bashkia e Shkodrës: Duan të dëmtojnë klubin

18:54 - 22.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas sulmit me thikë që u bë ndaj trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka, ka reaguar Bashkia e Shkodrës.




Një deklaratën e bashkisë shkruhet se e dënon një akt të tillë, duke bërë thirrje që autori të shkojë sa më parë para drejtësisë.

Në këtë reagim kërkohet dhe shtyrja e takimit me Luftëtarin ne Gjirokastër duke caktuar një datë tjetër nga ana e FSHF-së.

DEKLARATE PER SHTYP

Bashkia e Shkodres dhe KF Vllaznia jane njohur me ngjarjen e rende te ndodhur pasditen e sotme ne Fushen e Lekurave, ku pas stervitjes eshte goditur dhe kercenuar me jete traineri i ekipit te pare Ernest Gjoka.

Menjehere, traineri Gjoka, drejtuesit e Bashkise dhe te Klubit, kane komunikuar me Policine e Shtetit duke i vene ne dijeni per ngjarjen si dhe duke u kerkuar zbardhjen e plote te saj dhe arrestimin e agresorit.

Ky akt i turpshem, i cili nuk ka lidhje me qytetarine e spikatur shkodrane, denohet me vendosmerine me te madhe nga ana e Bashkise, Klubit, stafit drejtues- teknik dhe futbollisteve. Nuk perjashtojme mundesine e nje prapavije te qellimte, ndoshta edhe te sponsorizuar por qe mbetet ne duart e organeve kompetente qe te zbardhet plotesisht.

Aktin e goditjes dhe te kercenimit me jete me arme te ftohte- thike te trainerit Gjoka, futbollistet, stafi teknik dhe drejtues i KF Vllaznia, Bashkia e Shkodres dhe tifozet e shumte e konsiderojne si goditje te qellimshme, te miremenduar te dikujt/disave qe duan te demtojne Vllaznine ne momentin e saj ndoshta me te mire.

Ne keto kushte Klubi dhe Bashkia e Shkodrës do t’i kerkojne FSHF-se shtyrjen e takimit me Luftetarin ne Gjirokaster ne nje date tjeter


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.