BOTA

Trump bën deklaratën e fortë: Qëlloni këdo që ka mendime të këqija

18:02 - 22.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mediat e huaja i kanë dedikuar një hapsirë të veçantë një deklarate të presidentit Trump, ku këshillonte që të hapej zjarr ndaj të gjithëve që rrezikojnë jetën e studentëve nëpër shkolla.




Ai ka këshilluar mësuesit të armatosen, që të ndalojnë sulme si ai në Florida, ku humbën jetën 17 studentë.

“Hapni menjëherë zjarr nëse ndonjë i krisur vjen në shkollë, me qëllime të këqija. Mësuesit e trajnuar do të shërbejnë si pengesë për gjithë frikacakët që bëjnë veprime të tilla. […] Një shkollë pa armë është një magnet për kriminelët”, ka shkruar Donald Trump në Twitter.

Pas kësaj deklarate shokuese, njerëzit janë ndarë në dy grupe.

Një pjesë e përkrahu idenë e presidentit, ndërkohë që mësues, prindër dhe shokë të viktimave u shprehën se kjo nuk është zgjidhja e duhur, por duhet të tregohet kujdes tek reforma që lejon shitjen e armëve pa kontroll.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.