LIFE STYLE

10 sekretet për të pasur një marrëdhënie të sukseshme

13:02 - 23.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pse duket sikur disa njerëz bëjnë gjithçka që duan përmes romantizmit dhe intimitetit, ndërsa të tjerët nuk mund të marrin edhe atë që duan?




Të jesh seksualisht i suksesshëm nuk do të thotë të jesh i paraqitshëm, nuk ka rëndësi se sa vjeç je, apo se sa fiton në muaj. Suksesi seksual e ka theksin tek sjellja dhe aftësitë shoqërore.

Dhjetë nga sekretet të cilat ndihmojnë të krijoni romantizmin dhe intimitetin sipas studiuesve janë:

 1.Tregoni kujdes në takimin e parë, sepse ka shumë rëndësi. Kini paraqitjen tuaj më të mirë dhe veproni siç duhet. Kjo nuk do të thotë që duhet të përpiqeni të arrini majat e së përkryerës, por t’i tregoni partnerit se jeni gati dhe të aftë për të kaluar një kohë të këndshme.

 2.Jini i vëmendshëm. Merrni disa minuta kohë për të thithur më shumë informacion për partnerin tuaj. Përpiquni të kuptoni formimin e karakterit të tij, është i turpshëm apo agresiv? I hapur apo i rezervuar? Më pas përpiquni t’i afroheni karakterit të tij.

 3.Bëni komplimente. Gjeni diçka për personin që ju pëlqen. A ka apo jo flokë të bukur apo sy të bukur? Një figurë të madhe apo duar të mrekullueshme? A janë ata fetar? Inteligjentë? Gazmorë? Të mësosh të vlerësosh cilësitë e parterit është çelësi i suksesit i cili ju mundëson krijimin e një lidhje romantike.

 4.Lëreni negativitetin mënjanë. Puthja e vdekjes është kur risillni në mend gjëra të këqija. Intimiteti romantik nënkupton gëzim, kënaqësi, qetësi dhe një lidhje të fortë me personin që keni në krah. Mos flisni për lidhjet e kaluara apo shqetësimet e punës. Fokusohuni në kohët e bukura që do të kaloni me parterin dhe lini pas kohët e këqija që keni kaluar më parë me të tjerë.

 5.Flirtoni. Një libër i tërë mund të shkruhet për efektin pozitiv që ka flirtimi tek një njeri. Flirtimi përfshin dhënien e komplimenteve, të folurit rreth fantazive që keni kundrejt partnerit apo gjërave që do të donit të bënit me njeriun pas të cilit jeni i tërhequr. Mund edhe të bëni shaka, por nuk duhet të përdorni asnjëherë gjuhë fyese dhe terma të pisët.

 6.Kërkoni atë që dëshironi. Të kërkosh nuk garanton se do të marrësh atë çfarë dëshiron, por sigurisht që shton numrin e shanseve. Tregojini apo thojini të dashurit/ës suaj cilat janë gjërat që ju eksitojnë më tepër. Nëse parterit tuaj do t’i duhet pak kohë për t’u mësuar me idenë, atëherë filloni t’i bëni gjërat njëra pas tjetrës derisa të jepni goditjen përfundimtare.

 7.Kontrolloni veten. Ndryshimi mes intimitetit romantik të “papjekur” dhe atij të “maturuar” qëndron në faktin se të rriturit mësojnë të kontrollojnë impulset e tyre. Eksitimi seksual nuk është një justifikim për forcuar dikë të bëjë gjëra që e bëjnë të dihet në siklet. Kur partneri thotë “jo” për diçka, pranojeni këtë “jo” dhe filloni të “hidhini vështrimin” tek diçka tjetër. Sjellja abuzive dhe e ashpër nuk është asnjëherë e pëlqyer.

 8.Mos ngatërroni fantazinë me realitetin. Keni njohur një person shumë të dëshiruar dhe në mendjen tuaj e dini se do të mund të kishit në lidhje romantike shumë të bukur së bashku. Do të jeni me fat nëse do ta arrini këtë gjë. Por mos shkatërroni gjithçka duke u përpjekur ta bëni realitet këtë fantazi dhe ta detyroni tjetrin të përmbushë këtë dëshirë tuajën. Përpara se të hidheni në veprim sigurohuni që edhe personi të cilin simpatizoni të ketë të njëjtat dëshira dhe fantazi si ju.

 9.Vendosni limite mes njëri tjetrit dhe qëndrojini besnik atyre. Komunikoni hapur rreth asaj çfarë pëlqeni dhe jo, cilat fjalë apo fantazi janë eksituese dhe cilat jo. Nëse partneri juaj u bën të ditur çfarë dëshiron apo jo, mos u përpiqni ta detyroni parterin të bëjë atë vetëm sepse u pëlqen juve. Nëse personi me të cilin po dilni nuk u shkon përshtat, mos e detyroni atë të bëjë asgjë, mund të gjeni gjithmonë dikë i cili përputhet me ju, dëshirat dhe fantazitë tuaja.

 10.Jini të sjellshëm. Disa nga fjalët më seksi në të gjitha gjuhët e botës janë “të lutem”, “faleminderit”. Sado e rëndë te jetë situata, sjellja e mirë tregon se keni respekt për partnerin dhe se vlerësoni shoqërinë e tij.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.