AKTUALITET

Aksidenti tragjik me 4 të vdekur, ekspertë nga Tirana për të nxjerrë fajtorin

11:45 - 23.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ekspertë nga Tirana kanë marrë në dorë hetimet për aksidentin tragjik që ndodhi në aksin Shkodër-Velipojë, ku humbën jetën 4 persona: babai dhe tre fëmijët e tij.




Nga raporti paraprak mësohet se Edmond Preka, i cili drejtonte automjetin “Alfa Romeo” ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara. Në aksident kanë ndikuar edhe mungesa e ndriçimit në rrugë dhe lagështia. Po ashtu ka dyshime se dy drejtuesit e makinave mund të kenë qenë duke udhëtuar me drita të gjata, çka mund ta kenë vështirësuar shikimin e njëri-tjetrit.

Por pa faj nuk është dhe drejtuesi i fuoristradës. Sipas ekspertëve edhe ky automjet ka qenë duke ecur me shpejtësi të lartë. Sokol Muja dhe Andrea Gjergji para aksidentit kanë qenë në një lokal dhe kanë konsumuar alkool. Përplasja mes dy mjeteve ka ndodhur në vijën ndarëse të korisve, çka e vështirëson edhe nxjerrjen e konkluzioneve përfundimtare.

Përplasja e dy automjeteve ishte fatale për babain 40-vjeçar, djalin më pak se një vjeç dhe dy vajzat e tij. Nëna, 36 vjeç, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy personat që ndodheshin në mjetin tjetër.

Aksi ku ka ndodhur aksidenti, pak kilometra larg plazhit të Velipojës është një rrugë e drejtë, ku makinat ecin me shpejtësi tej normave. Çdo vit, sidomos sezonin e verës, kjo pjesë rruge provokon aksidente të rënda.

Lexo edhe: Rrëqeth kunata e të mbijetuarës së aksidentit në Shkodër: O nusja e vllaut tem…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.