Show-Bizz

Aktorja turke kap burrin duke e tradhtuar me shoqen e ngushtë. Ja çfarë ndodhi

19:54 - 23.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E bukur, sensuale dhe shumë e buzëqeshur përpara kamerave, por 37-vjeçarja Cansu Dere ka jetuar brenda vetes një dramë tepër të madhe.




Ajo ka pasur një të shkuar shumë të vështirë dhe është përballur me depresion dhe tradhti.

Zeinepe nga seria turke “Anne” disa vjet më parë u përball me një dramë erotike. Ishte tradhtuar nga partneri i saj dhe shoqja më e mirë. Cansu Dere ka qenë për shumë vite e lidhur me kolegun turk Cem Yilmaz, i cili është një miliarder.

Aktorja kurrë nuk e fshehu se ky njeri ishte dashuria e madhe e jetës së saj edhe pse historia e tyre kishte shumë ulje ngritje, duke u ndarë e rilidhur tre herë.

Pyetjet e tyre ishin të stuhishme dhe, pavarësisht tensioneve, Cansu besonte se në fytyrën e tij ajo gjeti princin e përrallave. Propozimi i martesës ishte një nga momentet më të bukura të jetës së saj. Pak para se të vishej nuse, Cansu, mori goditjen më të vështirë… zbulimin se partneri e tradhtonte.

Por kjo nuk ishte goditja e vetme, Cansu mësoi se ai kishte edhe një fëmijë me të dashurën, duke marrë kështu një tjetër goditje të rëndë. Në atë kohë ajo refuzoi shumë propozime profesionale, duke e vënë karrierën e saj në rrezik të madh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.