SHËNDET

Baballarët e mëdhenj në moshë, rritet rreziku i sëmundjeve tek fëmijët

15:54 - 23.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënat që lindnin fëmijë në moshë të madhe, shpesh janë paralajmëruar për rrezikun e problemeve shëndetësore të fëmijës. Por, studimi më i fundit tregon se edhe baballarët në moshë të madhe, kanë të njëjtin efekt tek fëmijët.




Eksperimentet tek minjtë zbuluan se pasardhësit e meshkujve të moshuar kishin një jetëgjatësi mesatare prej dy muajsh më të shkurtër – ekuivalenti i disa viteve tek njerëzit.

Ai ndjek studimet e mëparshme që sugjerojnë një lidhje midis baballarëve në moshë të madhe dhe një rreziku më të madh të epilepsisë, autizmit dhe disa kancereve në pasardhësit e tyre.

Hulumtuesit nga Boni, Gjermani, thanë, ndonëse gjetjet bazoheshin tek brejtësit, ato gjithashtu mund të zbatohen për njerëzit.

Dr. Dan Ehninger tha: “Ajo që ne kemi përshkruar këtu janë mekanizma themelorë në një organizëm modelesh të gjitarëve. Këto gjithashtu mund të jenë relevante për njerëzit. ‘

Gratë janë paralajmëruar prej kohësh sa më të mëdha në moshë të jenë, aq më i madh është rreziku i problemeve shëndetësore për to dhe për fëmijën e tyre.

Por, ka një rritje të hulumtimit që sugjeron se babai mund të ndikojë gjithashtu në shëndetin e një fëmije.

Sperma e meshkujve të mëdhenj në moshë, si dhe indet nga pasardhësit e tyre paraqiste ndryshime të ngjashme ‘epigjenike’ në ADN-në e tyre të shkaktuara nga faktorët e jetesës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.