AKTUALITET

Adriatik Alimadhi flet nga Sanatoriumi: Dola nga reanimacioni, mirënjohje për mjeken që mbajti kontakt me familjen time

16:39 - 27.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti Adriatik Alimadhi ka reaguar ditën e sotme nga spitali COVID-19, duke folur për gjendjen e tij shëndetësore. Alimadhi bën me dije se fal ndihmës së mjekëve tashmë ka dal nga reanimacioni dhe është në pavion.




Statusi i Adriatik Alimadhit

Te dashur miq,

Sot dola nga reanimacioni dhe kam kaluar ne pavion ne nje gjendje shendetesore me te mire. Kjo sipas keshillave te mjekeve.

Nje falenderim dhe mirenjohje per shefen e reanimacionit te sanatoriumit ‘Shefqet Ndroqi’ Dr. Alma Cani. Dr. Alma me perkushtim dhe profesionalizem i sherbente te gjithe pacienteve ne reanimacion, por mbi te gjitha shume njerezore, e cila mbante kontakte me vajzat e mija dhe familjen time duke i sqaruar per gjendjen time shendetesore. Mirenjohje pafund Alma.

Respekt te veçante per çdo infermier, sanitar te reanimacionit, te cilat kishin fituar kulturen e punes ne kete profesion shume te veshtire. Ishin ato qe na sherbenin, pastronin per te gjitha sherbimet personale tonat te domosdoshme pa asnje fare ndrojtjeje. Vleresimet e mija te sinqerta per keto zonja, nena dhe motrat tona.

Aktualisht jam vendosur ne pavion ne nje gjendje me te mire shendetesore, sipas keshilles se mjekeve.

Ju pershendes te gjitheve nga zemra

adriatik alimadhi


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.