POLITIKË

E denoncoi PD, shkarkohet nga detyra drejtori në INSTAT

16:00 - 23.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas denoncimit nga e PD, ka dhënë dorëheqjen nga drejtor i drejtorisë së Integrimin dhe projekteve INSTAT, Erion Manohasa.




Zëdhenësja e kësaj partie, Ina Zhupa u shpreh se Manohasa më parë i emëruar si drejtori i Fondit të Kujdesit Shëndetësor, u shkarkua nga gjykata për shpërdorim detyre.

Sipas PD, Manohasa u shkarkua për firmosjen e një kontrate korruptive, në kundërshtim me përcaktimin ligjor të kontratave, ndërsa më pas u emëruar si drejtor në INSTAT.

Po në një reagim të INSTAT thuhet se emërimi i Erion Manohasas është bërë sipas ligjit të Nëpunësit Civil, e megjithatë duke ditur rëndësinë e institucionit, drejtori i sapoemëruar ka dhënë dorëheqjen.

Njoftimi i INSTAT në lidhje me deklaratën e PD:

Nisur nga një reagim publik i një partie politike, lidhur me emërimin pranë Institutit të Statistikave (INSTAT) të Erion Manohasa, sqarojmë se emërimi është bërë konform Ligjit për Nënpunësin Civil, Nr.152/2013 (ndryshuar me ligjin nr. 178/2014 dhe ligjin 41/2017).

Është e vërtetë se Erion Manohasa ka pasur një çështje gjyqësore, por çështja është pushuar dhe ai është punësuar sipas ligjit nga lista e pritjes së nëpunësve civilë.

Duke u nisur, sidoqoftë nga domosdoshmëria për të mos lënë asnjë hije në integritetin absolut të INSTAT, si një institucion i një rëndësie të veçantë, Z. Erion Manohasa i është kërkuar menjëherë dorëheqja, dhe ai e ka dhënë atë.

Për çdo sqarim lidhur në këtë çështje, ju lutemi kujtdo që është i interesuar të kërkojë zyrtarisht dosjen e Z. Manohasa.

Nënvizojmë në fund, keqardhjen për një reagim të bazuar në të pavërteta ndaj INSTAT dhe i bëjmë thirrje partive politike që të mos e përfshijnë këtë institucion në politikën e ditës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.